E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne gurore humbin jeten dy persona

Bujar Avdyli 59 vjec dhe  Pandi Prifti 64 vjet janë dy viktimat që kanë humbur jetën si pasojë e shkëputjes së një masivi shhkëmbor në Qinam të Kolonjës. Avdyli dhe Prifti punonin për trasportimin e çakullit të nxjerrë nga kodra e fshatit për në rrugën e varrezave e cila po rikonstruktohej. Viktimat sapo kishin hipur mnë mjetin saurel të ngarkuar me çakull kur masivi shkëmbor është shkëputur nga kodra duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme.

Dy viktimat ishin punësuar vetëm pak ditë më parë nga komuna për të shtruar me çakull rrugën drejt varrezave të fshatit Qinam. Vdekja aksidentale bëri që Bujari Avdyli të lerë pa asnjë të ardhur gruan dhe katër vajzat e tij,dy prej të cilave nxënëse shkolle, ndërsa Pandi Prifti ishte babi i tre fëmijëve të rritur.     

Jorgjeta Gjanci                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›