Fier, vdes polici, pësoi infarkt në zemër

Një punonjës policie ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti në zemër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stadiumin “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit ku punonjësi i policisë Vasil Husaj rreth 40 vjeç ishte në shërbim gjatë ndeshjes Apollonia-Kamza në momentin kur është rrëzuar në tokë si pasojë e një infarkti në zemër.
Kolegët e tij të cilët janë afruar menjëherë për ta ndihmuar nuk kanë mundur dot të bëjnë asnjë gjë pasi Hysaj ndërroi jetë.