E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglishtja me kosto Rrokaj Te mbrohet ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja

Studentët që kanë filluar një master  nga shtatori i vitit të kaluar duhet të mbrojnë edhe gjuhën angleze  e cila duhet të certifikohet nga një organizëm ndërkombëtar. Por kjo sipas drejtuesve të fakulteteve sjell një kosto të lartë  financiare për xhepat e studentëve ndërkohë qe keta te fundit do të jenë të detyruar te paguajnë per atë pasi  pa mbrojtjen e gjuhës angleze , nuk  mund të  përfundojnë studimet master.

“Është kostoja që krijon mbrojtja e një diplome e gjuhës së huaj në bazë të këtyre organizmave ndërkombëtare që e çertifikojnë njohjen e gjuhës së huaj që është një kosto relativisht e madhe që shkon të paktën 500 euro për person, duke nënkuptuar çmimin që paguan për tarifën, por dhe një farë përgatitjeje në këto insitucione që ne kemi” tha Rrokaj.

Dekani Rrokaj, njëkohësisht dhe senator  i universitetit të Tiranës thotë se kjo kosto mund të jetë më e ulët për studentët nëse Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do  të jepte diploma të mbrojtjes së gjuhës të njohura nga organizmat ndërkombëtarë.
“Kjo do të lehtësonte shumë studentë pasi ata nuk do të paguanin studime të tjera. Pra do të quhej një pjesë e detyrimit ndaj kurrikulës dhe tarifës që ata paguajnë, por ndoshta do të paguanin vetëm shërbimin e dhënies së çertifikatës, siç paguhet në të gjitha vendet e tjera” tha Rrokaj.

Aktualisht mbrojtja e gjuhës angleze pranë fakulteteve  në vend ka vetëm vlerë kombëtare.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›