E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet i ftohti polar. Temperaturat deri ne -5 grade

Nga e hëna në të gjithë vendin do të rikthehen temperaturat e ulëta, rreshjet e dëborës si dhe ato të shiut. Metereologët  parashikojnë që kjo situata do të prekë pothuajse të gjithë vendin duke sjellë temperatura të cilat që nga fillimi i javës që vjen do të ulen më 5 grade, duke shënuar vlera  minimale që shkojnë deri në -5 gradë celsius. Kjo situatë pritet të zgjatë përgjatë gjithë javës, ku pavarësisht kthjellimeve herë pas here moti do të jetë shumë i ftohtë.

“Do të kemi një fuqizim të vranësirave, do të kemi një qarkullim të masave ajrore nga veriu i kontinentit dule sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do kemi rreshje dëborë në të gjithë zonënh malore duke filluar që nga veriu, verilindja e duke zbritur në juglindje të territorit. Në mengjes vlerat minimale do të shkojnë edhe -4 apo -5 gradë në zonat malore, pra vlera më e ulët. Edhe vlerat maksimale parashikohet të kenë një rënie të ndjeshme. Vlera më e lartë në rang vendi nuk do ta kalojë 12 gradëshin e cila do të jetë në zonat bregdetare” thotë meteorologia Lajda Porja.

Por edhe era sipas meteorologëve do të jetë problematike, në veçanti natën e së hënës në të aguar të ditës së martë, ku fuqia e saj në det pritet të shkojë në 60 km ne ore , çka do të shkaktojë dallgë të fuqishme.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›