Gara per Lezhen PD-LSI bashke. Rikandidon Tushe
Partitë politike kanë konkretizuar kandidaturat për qeverisjen locale për zgjedhjet e 8 maijit . Partia demokratike në qarkun e Lezhës ka përfunduar propozimet dhe përzgjedhjen e kandidaturave për 4 njësitë vendore Laç, Mamurras, Milot dhe Fushë Kuqe,dhe këto propozime ia ka dërguar kryesisë së PD-së.
”Nisur nga ecuria që kanë patur propozimet dhe në fazat që kanë kaluar deri tani besoj se janë shumë premtuese qoftë në propozimet e emrave, në respektimin e së drejtës të secilit anëtar të seksioneve për të propozuar kandidatë dhe përzgjedhja e këshilltarëve ka qenë në përpjestim të drejtë me përfaqësimin e të gjitha zonave” tha Paulina Hoti, deputete i PD për qarkun Lezhë.
Marrëveshja e koalicionit PD-LSI do të reflektohet edhe në këto zgjedhje vendore. “Jemi në kuadër të përzgjedhjes së kandidaturave potencialepër kryetar bashkie apo komunash të cilët do të ballafaqohen me potencialet e përzgjedhura nga PD dhe do të ketë njëfarë testimi me qëllim që koalicioni me PD të rezultoj fitues, i suksesshëm, ashtu siç ka qenë në qeverisje” tha kreu I LSI-së në Lezhë, Viktor Tushaj.
Nga 10 njësi vendore në rrethin e Lezhës, në dy prej tyre do të përballet LSI-PS, konkretisht bashkia Lezhë, ku pritet të rikandidojë Viktor Tushaj si edhe komuna Balldre që sipas tij ende nuk është zyrtarizuar.
Lindita Kokaj