Lejet mjedisore gjoba e mbyllje aktivitetesh
Krahas klubeve të natës që duhet të pajisen me leje mjedisore për zhurmat kësaj liste do t’i shtohen edhe serviset e makinave si dhe industrite e perpunimit. Kryeinspektori Ilir Bala paralajmëron masa penalizuese jo vetëm me gjoba, por edhe pezullim të aktivitetit në rast se këto subjekte nuk pajisen me leje mjedisore.
“Janë serviset e makinave që gjenden në katet e para të banesave, janë përpunimi i metaleve, përpunimi i drurit, përpunimi i duralumineve, e të tjera. pra një sërë aktivitetesh që gjatë veprimtarisë së tyre shkaktojnë ndotje. Nëse këto subjekte nuk marrin leje mjedisore brenda afatit të përcaktuar nga kontrolli i parë i ushtruar nga inspektorët në qarqet përkatëse, këtyre subjekteve u pezullohet aktiviteti, penalizohen me gjoba” tha Bala.
Udhëzimi i ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, vjen pas një sërë ankesash të qytetareve për zhurmat e mëdha që shkatojnë këto subjekte jo vetëm gjatë ditës, por edhe natës. Tirana sipas Ilir Balës ka një numër të lartë të këtyre ankesave. Vendi ynë që prej katër vitesh ka një ligj për ndotjen akustike, por shpesh here vetë strukturat e mjedisit kanë pranuar që ai nuk zbatohet ashtu si duhet, nga subjektet në veçanti në sezonin e verës nga klubet e natës në zonat bregdetare.
Edlira Sulejmani