Java e gruas Topalli Me shume pune drejt barazise gjinore

Java e gruas, një aktivitetet i iniciuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka vazhduar me një takim mes kryeparlamentares dhe grave arsimtare në Tiranë. Duke vlerësuar misionin e tyre zonja Topalli u shpreh se në vitet e ardhshme do të punohet edhe më shumë drejt barazisë gjinore.
“Në botë diskutohet shumë për pagën, që të jetë e barabartë midis burrit dhe gruas, këtu në Shqipëri, në administratë kjo është një realitet. Unë jam fort e kënaqur që ne kemi arritur në vitet e fundit t’iu dyfishojmë rrogat ju mësueseve, e meritonit dhe jam e sigurtë se edhe në vitin e ardhshëm ne do vazhdojmë me rritjen e rrogave dhe pensioneve për të gjithë ata që në fund të fundit krijojnë mendjen, shpirtin dhe personalitetin asaj që është brezi i ardhshëm dhe na ka bërë që të kemi guxim, që të ecim përpara dhe të bëjmë që vendi jonë të jetë më i bukur, më i sigurtë, më me paqe” tha Topalli.
Në ditët e mëparshme kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli është takuar dhe me gra që kanë shënuar arritje në fushën e sportit dhe atë të artit. Ky aktivitet është iniciuar në prag të 100 vjetorit të ditës së gruas.
Edlira Sulejmani