E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapet 450 kg kanabis, në kërkim poseduesit

Policia e Sarandës ka bërë të mundur sekuestrimin e 450 kg kanabis ndërsa janë shpallur në kërkim poseduesit e drogës.
 

Aksioni është ndërmarrë në aksin rrugor Lukovë-Sarandë nga policia kufitare dhe forcat “Delta” ndërsa mësohet se përveç drogës policia ka sekuestruar edhe një kallashnikov.
 

Mësohet se poseduesit e drogës kanë braktisur dy makinat në të cilat ishte vendosur edhe sasia e drogës dhe janë larguar në drejtim të paditur.
 

Lënda narkotike dhe automjetet janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve, personave të tjerë të implikuar në trafik,origjinën e lëndës narkotike si dhe destinacionin përfundimtar të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›