E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr peng ne makine 21-vjecaren

ELBASAN - Perfundon ne makine pa deshiren e saj e rrembyer nga nje 39 vjecar, i denuar me pare per vjedhje. 39-vjecarit Astrit Xhelili me banim ne fshatin Shtermen, eshte vene nen hetim pasi eshte akuzuar se ka marre nje vajze duke e mbajtur peng, per disa ore. Burimet zyrtare nga Policia e Elbasanit, thane dje se hetimi ka nisur pasi me mjetin e tij me targa te huaja, ka marre 21-vjecare me inicialet E. T., me banim ne Gramsh jashte deshires se saj. Pasi e ka marre vajzen, jane drejtuar nga Gramshi per ne Qerret. Kur 39-vjecari ka ndaluar makinen per te bere nje telefonate, vajza ka perfituar dhe eshte larguar me vrap. Disa ore me vone ka mberritur ne polici, ku ka bere denoncimin. 33-vjecari do te ndiqet per vepren penale "heqje te paligjshme te lirise". F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›