E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, sulmohet ambasada e SHBA në Sarajevë

SARAJEVË- Dëshmitarë okularë kanë thënë për mediat se të shtëna me arm zjarri janë dëgjuar në drejtim të zyrave të amasadës amerikane në selinë e mabasadës amerikane në Sarajevë.

Forca të shumta police kanë marrë në mbrojtje ambasadën, ndërjkohë që janë nxjerrë jashtë, dhe janë marrë masa të shumta policise. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbulimin në lidhje me një sulm të mundshëm. Një person i armatosur ka qëlluar sot kundër Ambasadës Amerikane në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës. Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve Rojters, e cila ka publikuar edhe pamjet e agresorit.

Dhjetra makina policie kanë vërshuar në vendngjarje, ndërsa një burim brenda ambasadës amerikane tha se dy roje të sigurise së ambasades kanë mbetur të plagosur. Një fotograf i agjencisë Rojters tha se policia tentoi të rrethonte personin e armatosur, i cili mbante në dore një kallashnikov.  Ambasada Amerikane në Sarajevë është e vendosur në qendrën e biznesit të kryeqytetit boshnjak.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›