E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme dhe lende narkotike ne banese prangosen

Gjirokaster Nje 36-vjecar nga fshati Zenelaj i rrethit Gjirokaster eshte arrestuar ne flagrance pas nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij.


Specialistet e Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit kane marre informacion ne rruge operative se ne nje banese ne fshatin Zenelaj te komunes Cepo kishte arme zjarri dhe lende narkotike.


Menjehere mbi bazen e ketij informacioni kane shkuar ne kete fshat ku kane bere rrethimin e baneses dhe me pas kane zhvilluar nje kontroll te imtesishem ku ka rezultuar se Ne banesen e shtetasit Naim Bizhga 36 vjec ne dhomen e gjumit eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri automatike pushke 20.


Kontrolli ka vijuar edhe ne ambientet e tjera te baneses ku ka rezultuar se ne bodrumin e kesaj banese u gjet nje thes i bardhe plastmasi i mbushur me lende te dyshuar si marijuane.


Ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor si dhe specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster ku nga keqyrja qe iu be thesit me lende narkotike rezultoi se marijuana ishte ne formen e boces e futur rifuxho rreth 5 kilograme dhe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale thuhet ne komunikaten zyrtare te policise.


Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve si dhe prodhim dhe shitje te narkotikeve jane veprat penale qe rendojne mbi kete shtetas.


Puke Dy shtetas kane rene ne prangat e
policise se Pukes te akuzuar per kultivim bimesh narkotike dhe armembajtje pa leje.
Policia e Pukes pas informacioneve te siguruara ne rruge operative ka bere kontroll
ne banesen e shtetasit Enver Beqiri 30 vjec lindur e banues ne lagjen PeshvePuke.


Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine
e proves materiale 4 kg lende narkotike kanabis sativa ne gjendje te thare.


Policia ka
kryer veprimet e duhura proceduriale dhe materialet ne ngarkim te shtetasit Enver
Beqiri i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Puke per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes se lendeve narkotike. Nga sherbimet e Komisariatit te Policise Puke eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Prendush Kola 70 vjec lindur e banues ne fshatin Kabash.


Arrestimi i tij u be pasi gjate kontrollit te
ushtruar ne banesen e ketij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pushke model 56 me 5 fisheke te cilen ky shtetas e mbante pa leje. Akuza per te moshuarin eshte mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›