Me mire se bota

Fototipi i metalarit. Marseida Shqarri me aparat ka ndjekur ne koncerte shtepi rruge klube njerez qe luajne muziken metal ne Ameriken e sotme. Maskimi apo shprehje e identitetit Nje menyre tjeter e te jetuarit ne ekspoziten ne Gelerine Kombetare
Te rinj me fytyra te mavijosura portrete te mbytyra nga tatuazhet vetulla hunde buze te shpuara nga vathe koke te rruara pergjysme floke te lepira e te ngritura perpjete. Keta jane heronjte e Marseida Shqarrit te cilet shquhen edhe nga veshjet e meshinit bizhute e renda simbolet qe i perdorin si dekore te papritura ne trup.
Jane te rinjte qe luajne muzike metal muzike e preferuar ne Ameriken e viteve 70-80 por dhe qe vazhdon admirohet sot e kesaj dite.
Keta kane terhequr vemendjen e Shqarrit jo vetem per spektaklin e gjate vizual qe paraqesin po dhe per jeten qe bejne.
Marseida 30 vjece i prezanton 26 fotografite ne ekspoziten e hapur deri te dielen ora 14.00 ne Biblioteken e Galerise Kombetare te Arteve.
Ajo i ka gjetur muzikantet ne koncerte ne rruge klube bodrume intime ku bejne muzike vetem per rrethin e tyre ne shtepi vende te cilat flasin mjaft per natyren e tyre njerezore shijet zgjedhjet per ate qe duan dhe bejne ne jete.
Fotografite here i tregojne te frikshem nen maskat qe imitojne sy dhe goje te shqyera here te qete te qeshur te lumtur.
Ta rrembejne vemendjen fotot e Nifelheimit ne ikago ne vitin 2008 dhe koncerti live ne Oslo po kete vit i Salute. Deshmojne qarte nje force dhe energji intensive.
Shtysa per ti fotografuar metalaret ka ardhur si nje pasion i hershem Marseides kur ne adoleshence degjonte Gans N Roses permes atyre pak kasetave qe ajo dhe miqte e saj kishin mundesi ti shkembenin dore me dore.
Sot e degjon kete muzike ne clubin Obrien ose udheton per rreth nje ore nga Bostoni per te degjuar nje grup metali te Palladium. Sot mund te zgjedhe mes rrymave Nee ave of British Heavy Metal Death Metal Black Metal.
Dikur ka pasur kuriozitet edhe per menyren e tyre te te jetuarit. Tani tregon me natyrshmeri qe bejne muzike per pasion edhe pse nuk paguhen dhe e ndajne pasionin me pak njerez nuk u pelqen te shtiren nuk e kerkojne publicitetin nuk u pelqen te punojne kane qejf te bejne muzike te defrehen te pijne edhe pse nuk e kane gjithmone kaq te lehte.
Muzika e tyre e ben fotografen te ndihet e lire e pavarur krenare me mire se bota. Ajo eshte e sigurt qe nese nje dite do ta lere Bostonin dhe do te kthehet ne Shqiperi do ti mungoje jeta qe ben aty njerezit me te cilet ndan ate lloj pasioni dhe muziken qe degjon aty.
Marseida e ka lene Shqiperine me 1998 kur kishte mbaruar shkollen e mesme per anglisht ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Fillimisht ne Boston ndoqi Kolegjin e Komunitetit Bunker Hill per Audio dhe Video.
Me tej duke e kuptuar se pasioni i saj i vertete ishte fotografia filloi studimet per fotografi ne Nee England Scool of Photography ku eshte diplomuar ne fushen Editoriale dhe arte artistike per filmin bardhezi. Per realizimin e fotografive preferon tekniken e filmit 35mm.
Me tekniken dixhitale mund te besh edhe 1000 foto dhe zgjedh ate qe do kurse me film je me e permbledhur dhe kujdesesh shume sesi do te dalin fotografite. I mendon dhe i kompozon me mire thote Shqarri qe nuk ka qejf perpunimet permes programeve kompjuterike qe i kane krijuar me teper lehtesira fotografit te sotem. Ajo preferon te rrije te filmi edhe pse eshte i veshtire per tu lare per tu zhvilluar apo per tu printuar. shte i kushtueshem.
Te gjitha dijet e marra per perfeksionimin e teknikes fotografia ia dedikon shkolles amerikane profesoreve Steven Ostrowski qe i dha dije per ndricimin dhe bardhezi dhe Nick Jackson qe eshte mjeshter per printimin.
Kohen e shkolles Marseida e kujton me nostalgji per kontaktet e komunikimit qe kishte me studentet e tjere. Ambienti i njerezve me te cilet komunikon tani sa vjen e ngushtohet. Ka qene pjese e ekspozitave te perbashketa ne qytetin ku jeton por ende nuk ka mundur te kete nje teresisht te veten.
Prezantimin ne Galerine e Arteve qe pretendon se do te na njohe kete vit me nje sere artistesh te rinj pamor Marseida e sheh si privilegj. Megjithate ajo eshte optimiste. E sheh mundesi te mire edhe kthimin ne Shqiperi. Mendon se jeta eshte me e bukur kur i gezohesh kenaqesive te vogla pa hequr dore nga pasionet dhe endrrat.
Cila eshte endrra e saj Do te me pelqente te isha ne Muzeumin e Arteve te Amerikes por se shikoj ndonjehere te besueshme e mbyll me humor biseden ajo.
Ekspozita rri e hapur ne GKA sot dhe neser deri nga ora 10.00 deri me 14.00.
Fotografi Petrit Kumi
Kjo vajze nuk eshte marre me madheshtine e Amerikes
Me pelqen ne menyren sesi e koncepton fotografine. Ka nje bote te veten te paster e te cilter karakteristika per nje artist qe shperthen ne veprat e tij. Po aq te sinqerte e ka edhe fotografine ne kapjen e momentit ne kompozim ne zgjedhjen e ngjyrave.
Keto vleresime i beri dje fotografi veteran Petrit Kumi para puneve te Marseida Shqarrit. Ai i vleresoi fotot edhe per idene dhe mesazhin qe percojne. I vjen mire qe Marseida nuk eshte marre me madheshtine e Amerikes por me jeten e thjeshte te ketyre njerezve.