Kapen 34 kg heroine arrestohet truproja nderkombetare
DURRS - Tre nenshtetas te huaj 2 prej te cileve me nenshtetesi maqedonase por me
kombesi shqiptare ndersa i treti kroat jane arrestuar ne hyrje te qytetit te Durresit. Ne
mjetin me te cilin ata i ishin drejtuar qytetit te Durresit u gjeten rreth 34 kg mase e
paketuar qe dyshohet si e llojit heroine.
Pas arrestimit te tyre Drejtori i Policise Qarkut
te Durresit Aleks Hajdari ka deklaruar se gjate dites se enjte u be arrestimi ne flagrance
per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim i shtetasve Arif
Arifi 39 vjec banues ne Tetove Maqedoni Fatmir Osmani 32 vjec banues ne Gostivar
Maqedoni si dhe Kroati Berislav Zigrovic 43 vjec banues ne Zagreb.
Sipas Hajdarit teakuzuarit ne fjale u kapen ne flagrance ne qytetin e Durresit gjate nje kontrolli te
ushtruar nga sherbimet e Policise Qarkut ne kuader te plan-veprimit Mbi rritjen e
efektshmerise se sherbimeve te policise ne komunitet gjate kohes kur udhetonin me
automjetin tip BMV me targa SK 588 UC. Arrestimi
Mjeti qe vinte nga Maqedonia prej nga mendohet se eshte edhe origjina e lendes
narkotike te sekuestruar ka shtegtuar nga shteti fqinj ne Elbasan dhe ka kaluar drejt
Tiranes.
Me pas ka marre drejtimin e qytetit te Durresit. Ne hyrje sapo del nga autostrada per te kaluar ne rruget e brendshme te qytetit mjeti me targa te huaja eshte ndaluar nga postblloku i ngritur keto dite dhe i eshte nenshtruar nje kontrolli te imtesishem.
Nga ky kontroll eshte arritur qe te zbulohet ne nje kend te fshehte te mjetit poshte parakolpit e gjithe sasia e droges se deklaruar e ndare ne 7
qese nga te cilat njera ka qene e pergjysmuar.Nje nga te arrestuarit Arif Arifi ishte i
pajisur me nje dokument identifikimi si polic privat i klasit nderkombetar International
Bodyguard truproje nderkombetare.
Pas arrestimit nga operacioni
Kodi 98 nje nga te ndaluarit nuk ka pranuar te flase pa pasur nje perkthyes qe e
njeh mire gjuhen kroate. Nderkohe qe hetuesit po perpiqen qe te zberthejne
destinacionin prites te sasise se sekuestruar si dhe per persona te tjere qe mund te jene te perzier ne kete trafik nderkombetar droge
Nje pike qe ata dyshojne dhe kerkojne te zbardhin sipas burimeve nga policia eshte edhe pakoja e pergjysmuar
per te cilen eshte dyshuar se mund te jete pergjysmuar pasi eshte shitur rruges dhe
fillimisht eshte menduar se mund te jete bere ky treg ne Elbasan ose ne Tirane.
Ende
nuk eshte sqaruar nese e gjithe kjo sasi droge kishte si pikesynim Italine apo
tregun vendas