Prokuroria sekuestron dokumentet e biznesmeneve te Metes
Organi i akuzes ka urdheruar bllokimin e dokumenteve ne QKR dhe kontratave koncesionare ne Ministrine e Energjetikes
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar dje te gjitha dokumentet per firmat e personave qe permenden ne video-skandalin e Ilir Metes. Hetuesit e ceshtjes kane shkuar dje ne QKR duke marre te gjitha dosjet e bizneseve ne emer te personave te permendur ne video si dhe atyre qe jane permendur me pas nga Prifti.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te prokurorise te cilat sqaruan se gjate paradites se djeshme prane QKR-se eshte derguar urdhri i sekuestrimit te te gjitha dokumenteve qe ky institucion posedon per biznesmenet e permendur ne video.
Sipas ketyre burimeve me administrimin e ketyre ekstrakteve do te provohet lidhja e tyre me biseden e bere mes deputetit Prifti qe mbante edhe postin e nen/kryetarit te Partise Levizja Socialiste per Integrim dhe kryetarit te kesaj partie Ilir Metes.
Bizneset qe po verifikohen ne QKR jane te personave te permendur ne biseden mes deputeteve si te shtetasit B. Halilaj F. Merkaj A. Rrapaj dhe A. Hajdari dhe personave te permendur te tjere qe z. Prifti ka permendur ne deshmine e tij te dhene me cilesine e deshmitarit para prokurorit te ceshtjes- thane burimet.
Gjithashtu mesohet se organi i akuzes ka nisur verifikimin e dosjes se shtetasve A. Banushi dhe K. Ismailaj te cilet sipas deputetit Prifti kane perfituar shuma te medha monetare me favorizimet qe zv/kryeministri Meta ka bere ndaj tyre.
shte urdheruar edhe verifikimi i te dhenave te deklaruara nga deputeti Dritan Prifti ne lidhje me perfitimet e mundshme qe shtetasit A. Banushi dhe K. Ismailaj nga favorizimet qe i jane ofruar nga zv/ kryeministri Ilir Meta.
Gjithashtu hetuesit e task-forces po kryejne verifikime edhe ne institucionin e Ministrise se Energjetikes duke rishikuar te gjitha procedurat e licencave te ndryshme kontratat apo edhe tenderet e dhene nga ky institucion per te saktesuar se per cfare jane favorizuar keta dy shtetas- thane dje burimet e prokurorise.
Sipas tyre pervec verifikimit te emrave te biznesmeneve qe dyshohet se kane perfituar ne menyre te paligjshme duke u favorizuar nga ish-zv/kryeministri Meta tashme eshte kerkuar edhe sekuestrimi i te gjitha praktikave dhe vendimeve koncesionare dhe licencave te dhena nga Ministria e Energjetikes. Vendime keto te marra ne kohen qe kjo ministri drejtohej nga deputeti Prifti dhe me pas nga deputeti Meta.
Ne ditet ne vazhdim do te ballafaqohen dokumentet e sekuestruara ne QKR dhe ato ne Ministri te Energjetikes per te saktesuar se ne cfare koncesione tender apo licenca jane favorizuar emrat konkrete te permendur nga deputeti Dritan Prifti me cilesine edhe te kallezuesit. Si dhe do te verifikohen kompanite qe kane aplikuar per licenca ne ARMO dhe koncesioneve te HEC-eve-thane burimet e akuzes.
Prifti per favorizimet e Metes
Deputeti Dritan Prifti ka akuzuar Ilir Meten se ka tentuar qe ti beje favore biznesmeneve qe ndodhen prane tij. Faktet dhe abuzimet jane pafund te kohes kur une isha minister dhe te kohes qe Ilir Meta eshte minister. Ilir Meta ka marre ne pune nje njeri qe quhet Astrit Banushi.
Ai rrinte prapa deres sime se duhej ti firmosja nje pagese prej 200 milione lekesh per nje gje qe nuk e meritonte. 3-4 muaj prapa deres sime nuk ia firmosja. Pasi u be minister Ilir Meta ia firmosi dhe i mori leket nga buxheti i shtetit. Javen e fundit kompania CEZ beri nje mbledhje bordi.
Ilir Meta ka shkuar ne eki per ti kerkuar CEZ qe ti jepej nje mikut te vet nje kontrate. Ai eshte Kastriot Ismailaj. Donte qe ti jepte kontrate per ti mbledhur borxhet e vjetra per te mbledhur 200 milione euro. Nese do te mblidheshin do te merrte 50- ka thene Prifti.
Hetimet per shperdorim detyre dhe korrupsion
Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per video-skandalin e publikuar kater dite me pare ku zv/kryeministri Ilir Meta implikohet ne afera korruptive. Prokuroria e kryeqytetit me iniciativen e saj pas publikimit te videos ku shfaqen dy deputetet Ilir Meta dhe Dritan Prifti te filmuar ne zyren e ketij te fundit ku dhe diskutohet per disa dyshime kriminale ka nisur verifikimin.
Fillimisht do te kryhet verifikimi i faktit kriminal qe ekzistojne apo jo elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv dhe aktiv te funksionareve te larte shteterore dhe asaj te shperdorimit te detyres dhe me pas do te procedohet si ne te gjitha rastet hetimore.
Ne rastin kur evidentohet pergjegjesia penale ne kete video dhe konstatohet se protagoniste te ketij fakti kriminal jane deputete atehere dosja do te delegohet ne Prokurorine e Pergjithshme per te perpiluar kerkesen drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit - thuhet nga prokuroria.
Ambasada Amerikane do te provoje vertetesine e videos
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se Tiranes permes nje shkrese zyrtare i ka kerkuar ndihme Ambasades Amerikane ne Tirane per te kryer akt-ekspertimin audio dhe video te kasetes 13 minuta e 30 sekonda te filmuar dhe regjistruar nga Dritan Prifti ku ish-zv/kryeministri Ilir Meta urdheron zbatimin e urdhrave te tij duke favorizuar persona dhe kompani te ndryshme.
Sipas te dhenave zyrtare nga organi i akuzes mesohet se eksperti i huaj do te percaktojne autencitetin e kasetes dhe lidhjen mes zerit dhe te figures pasi jane ngritur aludime te ndryshme se pamjet jane te montuara. Gjithashtu organi i akuzes ka caktuar njekohesisht edhe dy eksperte shqiptare per te kryer te njejtin ekspertim.
Pritet qe ekspertimi i pamjeve filmike me zerin te percaktojne edhe rrjedhen e hetimit te ceshtjes per ta vleresuar si prove kete material te dorezuar nga deputeti Prifti dy dite me pare ne prokurori.
Nderkaq sipas te dhenave te grupit hetimor kaseta eshte administruar si prove materiale se bashku me procesverbalin e dorezimit nga deputeti Prifti qe mbeshtet pamjet filmike me deklarimet e tija dhene para prokurorit. Kjo prove materiale ne nje rast analog ne Gjykaten e Tiranes nuk eshte pranuar ndersa ne Gjykaten e Kavajes eshte pranuar si prove dhe administruar ne nje proces penal.