E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident nga shpejtësia, humb jetën 29-vjeçari

Aksident automobilistik

Në 29-vjeçar është aksidentuar për vdekje pasditen e së martës në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Mësohet se viktima është 29-vjeçari Gentian Sinamati, banor i fshatit Vorrozen të Kavajës.

Sipas policisë, 29-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës, tip Benz, që drejtonte duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor të saj.

Për pasojë drejtuesi i mjetit Gentian Sinamati ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shkak i aksidentit rrugor është bërë sërish shpejtësia e madhe, me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit.

Ky aksident ka ndodhur fill pas aksidentit të mesnatës së të hënës në Elbasan, ku gjetën vdekjen tre djem të rinj dhe u plagosën tre djem të tjerë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›