Aksident, një vdes dhe dy plagosen
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve ka ndodhur dje, në mbrëmje, në aksin e rrugës kombëtare Shkodër-Koplik. Policia e Shkodrës njoftoi se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj, ku një fuoristrada, tip "Range Rover", është përplasur me një motoçikletë, ku udhëtonin tre persona. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i motoçikletës, 62-vjeçari Kol Predhaj, ndërsa janë plagosur rëndë djali i tij 10 vjeç dhe bashkëshortja, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.