Vdes në burg i dënuari për vrasje
Një i dënuar për vrasje ka gjetur vdekjen dje në spitalin e burgut në Tiranë. Dhimitër Dukoli, 60 vjeç, ka vdekur nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që vuante dënimin për një vrasje të ndodhur vite më parë. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se në orën 01:00, në reanimacionin e Spitalit të Burgut pranë qendrës spitalore "Nënë Tereza", ka vdekur i burgosuri Dhimitër Dukoli, lindur dhe banues në Rrogozhinë. Policia tha se u kryen veprimet procedurale, ku rezultoi se kufoma nuk ka pasur shenja dhune dhe ka vuajtur nga një sëmundja e kancerit. Sipas policisë, i ndjeri u la nën kujdesin e familjarëve.