E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident pas mbrëmjes së maturës, vdes 18-vjeçari, rëndë dy shokët

DURRËS- Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa dy shokët e tij janë në gjendje të rëndë në spital, pas një aksidenti mëngjesin e sotëm në hyrje të Durrësit. Sipas policisë, viktimë e aksidentit është Klajdi Nina, i cili humbi jetën menjëherë pasi makina me të cilën udhëtonte bashkë me shokët u përplas me trafikndarësin.
Të rinjtë, M.D, A.L dhe viktima ishin duke u kthyer nga Durrësi në Tiranë, pasi kishin festuar mbrëmjen e maturës, me një makinë me targa të Tiranës, kur në rrethana ende të paqarta automjeti ka dalë nga rruga. Përplasja ka qenë tragjike për njërin prej tyre, kurse dy të tjerët kamë marrë goditje e plagë të rënda. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen në trajtim intensiv, ndërkohë që mjekët pranojnë se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›