Aksident, përplasen makinat e ambasadorit holandez dhe deputetit të PS
FUSHE BULQIZE-Një aksident është shënuar sot në Bulqizë ku protagonistë kanë qenë dy personalitete të njohur publik. Ambasadori holandez në vendin tonë Henk van den Dool ka pësuar një aksident automobilistik pasi automjeti i tij eshte perplasur me automjetin e deputetit te PS, Qemal Minxhozi.
Ngjarja ka ndodhur reth ores 14:40 minuta në Fushë Bulqizë kur automjeti me targa diplomatike e ambasadorit holandez është përplasur me automjetin e deputetit socialist Qemal Minxhozi. Në momentin e përplasjes në automjetin e ambasadorit holandez ndodhej dhe ambasadori slloven Bojan Bertoncelj.
Nga përplasja e makinave fatmiresisht nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëmtime në automjete.
Shkak i aksidentit dyshohet se është rrëshqitja e një prej automjeteve në borë por janë hetimet që do të zbardhin ngjarjen e shënuar.
TvNews24 mëson se ambasadorët dhe deputeti ishin nisur drejt fshatit Gjoricë për të dërguar ndihma tek familja Doga që iu shemb catia nga bora 2 ditë më parë.
Për arsye se makina e ambasadorit holandez pesoi dëmtime të shumta, ka qenë deputeti Qemal Minxhozi që ka marrë drejt Tiranës me automjetin e tij, dy kryediplomatët e huaj të akredituar në Tiranë.
(d.b/News24/BalkanWeb)