Princi holandez në gjendje të rëndë, u godit nga orteku
LECH - Princi holandez Johan Friso është goditur sot nga një ortek në qytetin austriak Lech, ndërsa ishte duke bërë ski me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Burime zyrtare kanë konfirmuar për BBC-në, se 43-vjeçari u mbulua nga masa e madhe e borës për rreth 15 minuta, përpara se të shpëtohej nga ekipet e emergjencës.
Aktualisht princi ndodhet në një spital në Innsbruck dhe është në gjendje kritike për jetën.
Princi Johan është djali i dytë i Mbretëreshës Beatrix së Holandës. Ai hoqi dorë nga e drejta për fronin holandez në vitin 2004 dhe është i martuar me aktivisten e të drejtave civile Mabel Wisse Smit, me të cilën ka edhe dy vajza.
(er.nu/news24/BalkanWeb)