Aksident pranë stacionit hekurudhor të Laçit
Laç – Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm në hyrje të stacionit hekurudhor të Laçit. Treni i pasagjerëve i cili udhëton nga Shkodra për në Durrës është përplasur me një automjet “dum-dum”, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.
Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria hekurudhore, aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit, shkaktoi plagosjen e drejtuesit të mjetit, cili tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se shkak i aksidentit ka qenë kalimi mbi shina i mjetit “dum-dum” nga një rrugë dytësore në një kohë që pritej edhe kalimi i trenit, si dhe mbërritja e tij në stacionin e Laçit.