Grindja, përfundon në koma 25- vjeçari
ELBASAN- Një sherr i regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes ka bërë që një 25- vjeçar të përfundojë në gjendje të rëndë në spital me dëmtime në kokë. Seksioni Kundër Krimeve ndaj personit, pranë drejtorisë së policisë, ka bërë arrestimin në flagrancë të 19- vjeçarit Emiliano Bërdufi lindur e banues në lagjen Syrja Dylgjeri të Elbasanit. 19- vjeçari akuzohet se ka goditur me forcë 25- vjeçarin A.G aq sa i ka shkaktuar atij hemorragji në kokë. Mësohet se i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar për në spitalin kirurgjik ku ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën. Sherri ka ardhur pas një konflikti të mëparshëm midis dy të rinjve dhe ka precipituar me dhunën që rrezikon jetën e njërit prej tyre. 19- vjeçari do të duhet të përgjigjet për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.