E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor, vdesin 8 futbollistë të Togos

Një aksident rrugor shkaktoi vdekjen e tetë futbollistëve të skuadrave elitare në Togo. Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit Lome, pranë qytetit të Atakpames.
 

Skuadra e Etual Filantes ishte duke udhëtuar për të zhvilluar një ndeshje kampionati ku autobuzi i tyre është përmbysur dhe për pasojë 13 futbollistë dhe antarë të tjerë të stafit mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas të mbijetuarve, ngjarja ndodhi kur një gomë e autobuzit shpërtheu papritur, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të autobuzit prej drejtuesit të tij. “Nuk e dimë ende se si mundëm të mbijetonim. U krijua një zjarr i frikshëm”, deklaroi portiere Mama Souleyman.

Televizioni kombëtar i Togos tregoi pamje nga autobuzi i shkrumbuar krejtësisht. Një vit më parë, dy antarë të kombëtares së futbollit dhe një shofer autobuzi mbetën të vrarë, pasi një rebel qëlloi ndaj tyre gjatë zhvillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës, në Angola.

Historia e futbollit togolez ka edhe me tragjedi të tjera. Në vitin 2007, ministri i sporteve të vendit afrikan, Richard Attipoe, mbeti i vrarë së bashku me 22 tifozë, kur helikopteri i tyre pësoi një aksident në Sierra Leone, ndërsa po udhëtonin të qëndruar pranë skuadrës në një ndeshje kualifikuese të Botërorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›