Aksident te Qendra Tregtare, një i vdekur e pesë të plagosur
Ndërkohë që policia e kryeqytetit vazhdon me ashpërsinë më të madhe aksionin për penalizimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, mbrëmë rreth orës 20:00, një aksident i rëndë ndodhi pranë një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas njoftimeve të policisë dhe dëshmitarëve, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor, përplasja e të cilave ka çuar në vdekjen e një personi të seksit femër dhe plagosjen e të paktën pesë vetëve të tjerë. Përplasja ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare në autostradë, teksa makinat udhëtonin nga Tirana në drejtim të Durrësit. Pas ngjarjes, për një kohë të gjatë ky aks i autostradës ka qenë i bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve drejt Vorës ka vazhduar nëpërmjet rrugës dytësore. Policia dhe ekspertët e saj kanë mbërritur urgjentisht në vendngjarje, ku kanë filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Gjithashtu operacioni i policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve ka vazhduar gjatë gjithë javës, duke vendosur rreth tetëmijë gjoba ndaj kundërvajtësve të rrugës. Shërbimet e Policisë së Tiranës brenda 1 jave kanë marrë 8073 masa administrative për shkelje të ndryshme të legjislacionit rrugor, ndërsa vetëm ditën e djeshme 2769 gjoba
Bilanci
Edhe këtë javë, shërbimet e Policisë së Tiranës, nën drejtimin e drejtuesve të policisë, kanë vazhduar me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta janë ushtruar në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara dhe shumë kundërvajtje të tjera. Kështu, vetëm gjatë ditës së djeshme, në Qarkun e Tiranës, vetëm nga shërbimet e policisë, janë konstatuar dhe vendosur 2769 masa administrative. Këto gjoba arrijnë një vlerë rreth 2 milionë e 855 mijë lekë. Sipas të dhënave policore, vetëm në qytet janë vendosur 2464 gjoba, me vlerë 2550000 lekë, ndërsa në linja janë vendosur 305 të tilla, me vlerë 305000 lekë. Ndërkohë, për një periudhë njëjavore, nga data 6 shtator deri më 11 shtator 2009, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Patrullat e Përgjithshme dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, janë konstatuar dhe vendosur 8073 masa administrative, të cilat arrijnë një vlerë prej 4 milionë e 777 mijë lekë.
Task Force
Sipas policisë, nga analiza rezulton se gjobat më të shumta janë vendosur brenda qytetit, rreth 5684 gjoba, me vlerë 4 milionë e 221 mijë lekë. Ndërsa jashtë vijës së verdhë janë vendosur 2389 gjoba, me vlerë 556 mijë lekë. Policia tha se gjatë javës janë pezulluar edhe 36 leje drejtimi për automjete. Policia e Tiranës sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik, duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor. Në fillim të sezonit turistik, Policia Rrugore krijoi një Task Force për parandalimin e aksidenteve rrugore. Në këtë aksion, ka ofruar ndihmën e saj edhe Policia e Tiranës, duke u përqendruar në rritjen e kontrollin në rrugë, veçanërisht ndaj kundërvajtjeve që janë burim aksidentesh për shkak të mosmbajtjes së rripave të sigurimit, kaskave mbrojtëse, shpejtësisë tej normave të lejuara, përdorimit të pijeve alkoolike dhe shkeljeve të sinjalistikës rrugore.