Grinden për pronën, kanos me armë bashkëfshatarin
Një grindje e çastit për pronën, për pak sa nuk ka degjeneruar në një përleshje me armë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në fshatin Bugjon të Pukës, ku shtetasi Tom Ndoi, 62 vjeç, pas një grindjeje për pronën me një bashkëfshatarin e tij, Ndue Pjetrin, e ka kërcënuar me armë këtë të fundit. Pas kësaj ngjarjeje, Pjetri ka bërë kallëzim në Policinë e Pukës dhe pas denoncimit, një grup i gatshëm i Komisariatit Pukë është nisur drejt fshatit Bugjon, ku ka bërë të mundur arrestimin e 62-vjeçarit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e Ndoit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me 124 fishekë, që 62-vjeçari i arrestuar e mbante pa leje dhe e kishte përdorur për të kërcënuar fqinjin e tij.
Mësohet se ndaj të arrestuarit Tom Ndoi rëndojnë dy akuza: "Kanosje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Mësohet se ndaj të arrestuarit Tom Ndoi rëndojnë dy akuza: "Kanosje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".