Kryetarja e AGPK-së fshin tweet-at, i mbetet krenaria me PDK-në

Pasi Indeksonline ka raportuar simpatinë e shprehur hapur për shumë zyrtarë të PDK-së, kryetarja e Asociacionit për Gazetarëve Profesionistë të Kosovës Liridona Lluka, i ka fshirë shumicën prej postimve në twitter, ku shiheshin korrespodencat e saj të vazhdueshme me ministra dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Shumica e postimeve të saj shprehin konsideratën dhe admirim të madh për njerëzit e pushtetit.
Në njërën prej postimeve ku ka pubikuar një fotografi të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ajo i përshkruan ata: “E tashmja dhe e ardhmja e PDK-së. Në fund të ditës, mund të them se edhe ne jemi bërë evropianë. Bravo PDK”. Fotoja ishte e publikuar gjatë mbajtjes së Konventës Zgjedhore të kësaj partie. Lluka këtu e quan evropiane konventën e shumëkritikuar për mënyrën e procesit dhe pothuajse tërësinë e votave, për kandidatin e vetëm për kryetar Hashim Thaçin.
Lluka po ashtu kishte promovuar aktivitetet e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zv/kryeministres nga koalicioni qeverisës Mimoza Kusari Lila.
Ndërkaq, kishte theksuar kritikat për partitë opozitare.
Njëherë, ajo ishte kishte komentuar një vath të deputetitit Lutfi Haziri me këto fjalë “O Lut, shko në tualet se po mos po të pickon vothi në cic’. Ajo e kishte bërë këto koment në twitter derisa Haziri ishte duke folur në paralement për marrëveshjen e Brukselit.
Kurse për Lëvizjen Vetëvendosje! kishte thënë se është e lumtur që nuk mendon si ata.
Indeksonline më herët kishte raportuar për këtë komunikim të saj në twtitter. Disa prej atyre postimeve tashmë janë fshirë nga Lluka.
Kryetarja e re e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës Liridona Lluka nuk e fsheh admirimin e madh për partinë në pushtet. Ajo madje kujdeset që këtë ta shfaqë publikisht, disa herë në ditë përmes postimve të saj në rrjetin social twitter.
Me një kërkim të thjeshtë, nëse shihen postimet e dhjetë ditëve të fundit Lluka më shumë se sa gazetare duket zëdhënëse e Kryeministrit Hashim Thaçi, shoqe e ministres Vlora Çitakut, admiruese e ministrit Blerand Stavileci.
Vëmendjen më të madhe ajo shpreh për Stavilecin dhe ministrinë e Bujqësisë. “Dikënd e bën të madh emir e dikënd familja, mirëpo juve iu bën të madh PUNA dhe Modestia.Andaj vazhdoni, pa menduar se sat a dijnë”, i ka shkruar Lluka një ditë më parë, ministrit Stavileci.
Lajmet e ripostimeve të saj, kanë të bëjnë me këta emra: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Atifete Jahjaga, Hajredin Kuçi, Vlora Çitaku, Mimoza Kusari- Lila, Abelard Tahiri … Kësaj liste i bashkohet edhe djali i Kryeminsitrit. Lluka me një rast kishte ripublikuar lajmin e djalit të Thaçit, Endritit.