Polici vret me armën e shërbimit 18 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën Lekbibaj ku një polic ka qëlluar me armën e shërbimit një 18-vjeçare duke e lënë të vdekur.
Autori i krimit është Fran Paplekaj, i cili është efektiv i Policisë Rrugore. Mësohet se viktima është Gjyste Paplekaj 18-vjeç.
Ende nuk dihet saktësisht lidhja mes viktimës dhe autorit të vrasjes. Mendohet se shkak i vrasjes kanë qenë kontestet pronësore ndërmjet dorasit dhe viktimës.
Policia ka shpallur menjëherë në kërkim autorin e krimit, ndërsa mësohet s dyshimet e para janë se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti pronësie./Indeksonline/