E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në fabrikën e çimentos në F.Krujë, nuk ka të lënduar

FUSHE-KRUJË- Pas vrasjes së një të riu, një tjetër ngjarje është regjistruar në fabrikën e cimentos në Fushë Krujë.
Një shpërthim i fortë është dëgjuar pasditen e së hënës në brendësi të rrethimit të fabrikës por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20 pranë peshores së fabrikës duke shkaktuar dhe dëme në zonën përreth.

Mësohet se gjatë shpërthimit në fabrikë ka pasur dhe punonjës, të cilët nuk kanë pësuar asgjë. Deri tani mbetet i pakonfirmuar shkaku i shpërthimit, por në bazë të hetimeve paraprake mendohet të ketë qënë lëndë eksplozive.
Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkakun apo personat që mund të jenë përfshirë në ngjarje.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›