E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat” Tadic: Do ti fitojë dhe provinca jugore e Serbisë, Kosova

BRUKSEL- Këshilli i Ministrave të brendshëm të BE-së ka miratuar vendimin që qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi tu hiqen vizat për udhëtim në vendet e Bashkimit Europian. Vendimi është marrë në Bruksel ndërkohë që do të hyjë në fuqi më 19 dhjetor për të 3 këto shtete. Shqiëpria dhe Bosnjë Hercegovina nuk përfituan nga ky plan pasi nuk kishin plotësuar kushtet që kanë të bëjnë kryesisht me pasaportat biometrike dhe sigurimin e kufijve.
Në konferencën për shtyp të mbajtur pas këtij vendimi, ku ishte i pranishëm vetëm njëri prej presidentëve të vendeve përfituese, pikërisht kreu i shtetit serb Boris Tadic i cili u shoqërua nga nënpresidenti i BE për ceshtje të sigurisë e drejtësisë, Zhak Barrot dhe komisioneri i zgjerimit Olli Rehn.
Barrot duke njoftuar këtë vendim u shpreh “Kam kënaqësinë tju konfirmoj se Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi ti heqë qytetarëve të Maqedonisë , Serbisë, Malit të Zi detyrimin për tu pajisur me vizë duke nisur nga data 19 dhjetor 2009”.
Ndërkohë komisioneri i zgjerimit Olli Rehn duke përshëndetur gjithashtu vendimin tha se liberalizimi i vizave është një hap përpara drejt integrimit europian. Ndërsa Boris Tadic në këtë konferencë ëpr shtyp ka shprehur entuziazmin në emër të gjithë popullit serb për këtë ditë të madhe. “Është ditë e rëndësisme për qytetarët e Serbisë, por unë duhet tju kujtoj të gjithëve se 20 vite më parë ne nuk kishin nevojë ëpr viza dhe u rikthyem sot në atë pozicion. Kjo është një erë e re, ne ja premtuam popullit liberalizimin e vizave dhe këtë e arritëm. Nuk jam i lumtur vetëm për serbët, por edhe për maqedonasit dhe banorët e Malit të Zi. Shpresojmë që edhe shqiptarët dhe banorët e Bosnjës të hyjnë pa viza sa më shpejt të jetë e mundur” theksoi Tadic.

Një deklaratë e vecantë ishte ajo që Tadic bëri për Kosovën. Ai tha se Kosova është provinca jugore e Serbisë dhe gjithë qytetarët e Kosovës janë serbë , duke shtuar se do të bëjë të pamundurën që qytetarët e Kosovës të përfitojnë liberalizim vizash dhe integrim. Deklarata e tij nuk u komentua nga zyrtarët e BE-së edhe pse 2/3e bllokut e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›