Aksident tragjik në Rinas, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur
Viktimat dy burra dhe dy gra- që mendohet se janë nga Kosova- ende nuk janë identifikuar, pasi sipas policisë ata nuk kishin dokumente. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 15:45 të ditës së sotme.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht kishte një të vdekur në aksident, më vonë bilanci u rrit, ndërsa në Spitalin Ushtarak mbërritën edhe tre të tjerë të vdekur.
Dy personat e plagosurit janë shtetasit Damion Doda, 21-vjeç dhe Gert Popa, 22-veç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makinat e përfshira në aksident janë njëra me targa të Laçit dhe tjetra me targa Kosove. Policia tha se shkak i aiksidentit ishte bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.