E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhe Franca mbështetje për transportin shqiptar

Problemi i autorizimeve  të transportuesve shqiptarë drejt Italisë ndeshet çdo fund viti për shkak të numrit të kufizuar të tyre nga pala italiane.

Për këtë arsye ministri Olldashi kerkoi një shtesë të numrit të autorizime për shkak të  kerkesave gjithnjë e në rritje të transportuesve shqiptarë drejt Italisë. Në të njëjtën ditë, ministri Olldashi zhvilloi  nje takim dhe me Ministrin francez të Transportit, Dominique Bussereau, me të cilin diskutoi  për venien në përdorim të kohëmatësit dixhital (digital tachograf) për transportuesit shqiptarë.

Ministri francez i  Transporteve  u angazhua të asistoj Shqipërinë në procesin  e prodhimit të kartave të kohëmatesit dixhital për ta realizuar atë brënda afatave të përcaktura nga Bashkimi Europian. Këto takime u zhvilluan gjatë kohës që ministri Olldashi ishte i pranishëm në konferencën e Rrjetit Pan-Europian të Transportit (TEN-T Days 2009) të mbajtur në Napoli me pjesëmarrjen e ministrave te Transportit te Bashkimit Evropian dhe vëndeve kufitare.

Qëllimi i kësaj konference  ishte rishikimi dhe prioritizimi i projekteve të korridoreve kryesore Europiane si dhe  zgjidhja e kalimeve kufitare dhe bllokimeve për të gjitha llojet e transportit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›