E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristo: Skam bërë xhihat, dikush mw ka provokuar

23/10/2009  I dyshuari kryesor për terorizëm në shqipëri hedh poshtë akuzat e prokurisë

TIRANE- Artan Kristo, njeriu kryesor që dyshohet nga strukturat e hetimit se ka hedhur sllogane teroriste në disa faqe interneti, ka deklaruar në mënyrë të prerë se gjatë jetës së tij, nuk ka kryer asnjë aktivitet me natyrë teroriste dhe se s’kishte rekrutuar asnjë qytetar për qëllime terori. Madje ai ka shkuar përtej këtyre zërave, duke thënë se në ëebsitet e internetit ai është provokuar nga struktura të veçanta, në mënyrë që këto të fundit të akuzonin dhe realizonin arrestimin e tij. I dyshuari kryesor për terorizëm në shqipëri ka mohuar akuzat, duke pohuar se në faqet e internetit çdo njeri është i lirë të shprehë mendimet e tij, për të gjitha problemet sociale dhe ekonomike që kanë përfshirë botën. Me këto deklarata, Artan Kristo ose siç njihet ndryshe me emrin Muhamed Abdullahi, ka lënë të nënkuptohet se prokuroria e Durrësit do ta ketë të vështirë për të provuar veprën penale që është ngritur mbi supet e tij. Artan Kristo, tregon se e gjitha kjo, i ka ardhur pasi strukturat hetimore kanë dyshuar mbi aktivitetin e tij dhe lidhjet shoqërore që ka ai në shtetin e Egjiptit, Sirisë, Gazës, Iranit e disa vende të tjera të lindjes së mesme. Në dëshminë e tij, pohohet se në faqet e internetit ku prokuroria pretendon se ai ka kryer aktivitet kriminal, thuhet se në to ai u kthente përgjigjigje të gjithëve anëtarëve të grupit, duke i shpjegur me fjalët e tija, konceptin e luftës së Xhihadit. Në të gjitha rastet ai jepte mendimin e tij, gjë e cila sipas Artan Kristos nuk është ndonjë krim, ku njeriu mund të akuzohet dhe arrestohet në këtë mënyrë. Krsito thekson se në shumë faqe interneti, hidhen fjali të drejpërdrejta për vrasjen e liderëve botërorë, por realisht asnjëri prej tyre nuk është arrestuar për këto sllogane. Njeriu kryesor që akuzohet për nxitje të terrorizmit në shqipëri, është shprehur në mënyrë të prerë se ai nuk ka kryer asnjë aktivitet terrorist, qoftë në terren por edhe në faqet e internetit, siç pretendohet. Ndërkohë nga ana tjetër prokuroria, shprehet e bindur se ka prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e Artan Kristos në gjykatë. Specialistët sekuestruan gjatë arrestimit 600 disqe me mbishkrime arabisht, 4 serverë dhe 5 kompjuterë lap top. Këto prova u dërguan për ekspertizë në Laboratorin e Ministrisë së Brendshme ku tek 4 serverët dyshohet se janë ruajtur mijëra materiale, shkrime shkencëtarësh e teologësh arabë. Informacionet kalonin në rrjetin Siri-Iran, por përfshihen edhe disa shtete të tjera. Artan Kristo u arrestua rreth orës 16:30, kur policia shkoi në xhaminë-shtëpi, ku 4 myslimanë faleshin në dhomën që kishin marrë me qira prapa Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar. Pasi pritën 10 minuta derisa myslimanët të faleshin u krye edhe arrestimi i Kristos.

Sllogani

Ka patur ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslymanët, deri ditën e gjykimit. Në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh. Normalisht ne pranojmë edhe të vritemi sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin por, jo vetëm të vritemi por të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vij ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me atë të fjalës, forcës së krahut , bombës.

Shërimi i SIDA-s

Një ditë pas prangosjes së Artan Kristos, akuzuar për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”, hetimet kanë nxjerrë fakte rrëqethëse rreth këtij personazhi misterioz. Burime të besueshme të policisë thanë se Kristo i kishte transformuar ambientet e marra me qira në Shkozet të Durrësit në një laborator të vërtetë mjekësor. Duke iu referuar të njëjtave burime mësohet se Artan Kristo pretendonte se shëronte sëmundje të rënda si SIDA, kanceri dhe leucemia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›