Arrestimi i Bamit nuk ka lidhje me degën e Tatimeve në Fier
23/10/2009 Flet drejtori i ri i degës së Tatim-Taksave, Halil Lamaj
FIER- Pas arrestimit të ish-drejtores së degës tatimore në Fier, Nevila Bami, ka ardhur menjëherë zëvendësimi. Halil Lamaj është drejtori i ri i komanduar, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm Antikorrupsion në Drejtorinë e përgjithshme të Tatim-Taksave. Lamaj është shprehur se qëllimi i zëvendësimit është përmirësimi i punës së degës së Tatim-Taksave, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e largimit të ish-drejtores së Tatim-Taksave Bami, i cili sipas Lamajt nuk ka të bëjë fare me degën e Tatimeve në Fier. “Kjo drejtori vazhdon normalisht punën dhe ka tregues të mirë. Duke u nisur nga fakti se unë kam ushtruar funksionin e Drejtorisë së Investigimeve të Brendshme Antikorrupsion”, ka thënë Lamaj pasi morëm lajmin nëpërmjet mediave për të parë edhe situatën, madje unë kam përgatitur edhe një plan masash që një ekip i drejtorisë së antikorrupsionit të vijnë në Fier dhe në Drejtorinë e Tatimeve në Lushnjë për të parë situatën dhe jo për të hetuar, pasi ky është pjesë e hetimit, për të investiguar praktikat, mënyrën e funksionimit të këtyre 2 drejtorive dhe aq më tepër dhe në drejtorinë ku unë jam komanduar”. Ndërkaq i gjithë institucioni tatimor për periudhën në vazhdim sipas Lamaj do të jetë në ngarkesë të plotë në mënyrë që çdo punonjës do të jetë i përkushtuar edhe i vëzhguar njëherazi, duke qenë se drejtuesi i ri vjen nga Drejtoria e Investigimit dhe Antikorrupsionit. A. Damini