Vrau në ’99, arrestohet pas 10 vitesh Fatjon Kodra
23/10/2009 Gjurmët e gishtave tradhtuar identitetin e remë të të kërkuarit
Ekzekutoi me armë Sokol Pushën dhe ka plagosur Lulzim M.
TIRANE- Në sajë të një bashkëpunimi të suksesshëm mes zyrës së “Interpol Tirana” dhe asaj “Interpol Roma” është mundësuar dje arrestimi në Itali i Fatjon Kodrës, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, sipas të cilave arrestimi i të shumëkërkuarit u realizua në Pavia të Italisë, pas informacionit të dërguar nga ana e zyrës së Interpolit në Tiranë homologëve italianë se Kodra ndodhej në territorin italian ku jetonte me gjeneralitete false. Bëhet e ditur se në momentin e arrestimit, 33-vjeçari Fatjon Kodra përdorte emrin Arben Bakalli. Identifikimi i të shumë kërkuarit, një njohës shumë i mirë i gjuhës turke, u bë nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtërinjëve. Prej kohësh agjentët e interpolit kishin dyshime se Kodra, kërkohej nga autoritetet e drejtësisë shqiptare për vrasjen e një shtetasi, por realisht ai nuk ishte verifikuar asnjëherë. Lidhur me këto dyshime, pala Italiane ka kërkuar nga agjentët shqiptare, gjurmët e shtetasit të sipërcituar. Menjëherë pas mbëritjes së tyre në Itali, agjentët që për një kohë të gjatë e mbanin nën survejim Fation Kodrën, kanë mundësuar shoqërimin e këtij të fundi në ambientet e policisë, ku kanë bërë ballafaqimin e gjurmëve të gishtave. Nga krahasimi i tyre, u vu re se ato korrespondonin thuajse 100 për qind, gjë e cila bërë që Fatjon Kodra të prangosej menjëherë nga agjentët e Interpol Romës. Aktualisht Ministria e Drejtësisë shqiptare, ka dërguar në Itali të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që Kodra të ekstradohet sa më shpejt në vendin tonë. Mësohet se 10 vjet më parë tek farmacia nr.10 Fatjon Kodra ka vrarë me armë zjarri Sokol Pushën dhe ka plagosur Lulzim M., pas një grindje për motive banale. Gjykata e Tiranës me vendimin nr.807, datë 16.12.1999, e ka dënuar personin në fjalë me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër, që Kodra ka kryer në shqipëri.