E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, zgjerohet rruga e Butrintit

SARANDë- Vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës Kanali i Cukës-Butrint në Sarandë. Punimet kanë nisur prej disa muajsh, ndërsa është në rikonstruksion e sipër loti i parë i saj. Në bazë të projektit, rruga do të zgjerohet në gjerësinë 9 metra dhe qarkullimi do të kryhet me dy korsi. Zgjerimi i këtij aksi të rëndësishëm do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe do të mundësojë dhe lëvizjen e mjeteve me tonazh të lartë. Me përfundimin e këtij projekti pritet ti jepet fund problemeve vecanërisht në sezonin e verës, ku për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve krijohen radhë të gjata makinash që presin të kalojnë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›