Aksident, vdes në spital i moshuari i paidentifikuar
Aksidenti ndodhi mbrëmë ne hyrje te Durresit kur nje autoveture e drejtuar nga nje 35 vjecare ka goditur kalimtarin e moshuar, i cili kalonte mbi trafikndarësen për të mbërritur në anën tjetër të rrugës.
DURRËS- Një i moshuar i paidentifikuar, i aksidentuar dje në mbrëmje në hyrje të Durrësit, ndërroi jetë në spitalin rajonal në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime zyrtare nga policia lokale thanë se trupi i pajetë i viktimës, me moshë rreth 65 vjeç, vazhdon të qëndrojë në morgun e këtij spitali, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Aksidenti ndodhi mbrëmë, rreth orës 20.00, në rrugën nga stacioni hekurudhor te ura e Dajlanit, kur autovetura tip Golf, me targë DR 8738 E, që drejtohej nga 35 vjeçarja M.C ka goditur kalimtarin e moshuar, i cili kalonte mbi trafikndarësen për të mbërritur në anën tjetër të rrugës.
Burimet thanë se i moshuari u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk mundi të mbijetojë nga plagët e rënda. Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e autoveturës, M. C., 35 vjeç, nga Durrësi.
(d.b/BalkanWeb)