Opozita në turin paraelektoral në rrethe të vendit
Përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar me turin e tyre paraelektorale në rrethet e vendit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ata kanë qenë të pranishëm në qytetin e Librazhdit, Gramshit dhe Durrësit, ku kanë prezantuar programin e ri.
LIBRAZHD- Kryetarja e grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Valentina Leskaj, sëbashku me deputetin Taulant Balla janë takuar me banorët e fshatit Lumnik në qytetin e Librazhdit, në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës. “Sali Berisha sa herë që është në hall i sulet medias së lirë, të pavarur duhet të kuptojmë njëherë e mirë që nuk është faji i medias që ai ngriti një qeveri në shërbim të familjes. Nuk është faji i medias që Shqipëria sot është më e varfër se kurrë, që korrupsioni ka marrë përmasa të frikshme, nuk është faji i medias që Shqipëria po varfërohet çdo ditë. Ky është faji i qeverisë dhe këtë faj duhet ta marrë përsipër qeveria dhe jo të sulomojë median e lirë”- u shporeh Leksaj në fjalën e saj drejtuar banorëve të zonës.
GRAMSH- Takimin e radhës me elektoratin e PSD-së socialdemokrati Skënder Gjinushi e ka zhvilluar në qytetin e Gramshit. Qarku i Elbasanit u shpreh Gjinushi tashmë është një bastion i së majtës. “Bashkimi i djathtë është më i pa moral të se sa ai i 2005, po aq mashtrues, por në 2005 Berisha përdori “Kopistë” gjëja kishte ndryshuar, tani më po përdor “Xhuvelistët” për të thënë se kjo është fryma e re. Me të janë bashkuar edhe 15 parti që dhe kryetarët nuk mbajnë mend emrin e partisë së tyre”- tha kreu i PSD-së Gjinushi.
DURRËS- Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës ka takuar banorët e fshatit Bujq, në qytetin e Durrësit. “Ne jemi në një komunitete vetëm 20 kilometra larg qendrës së Tiranës, po aq sa ishte edhe Gërdeci. Ndërkohë që qeveria e Sali Berishës në distancë investoi aq shumë për një fabrikë vdekjeje në një komunitet kaq i mirë sa Bujqi, nuk investoi asgjë për ujin e pijshëm”- tha Klosi.
(a.r/news24/balkanweb)