E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS, dalin emrat e parë, sot lista

Nga burimet shumë të rezervuara nga PS-ja per Gazeta Shqiptare, Shumë emra të rinj janë përfshirë në listat që janë hartuar sipas qarqeve. Deri tani ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano nuk është në listat e kandidatëve për deputetë. Listat pritet të ngjallin diskutime 

TIRANE-Kryesia e PS-së dhe kryetari i saj, Edi Rama i japin sot dorën e fundit listës së kandidatëve për deputetë. Pas prezantimit të programit dje, në Pallatin e Kongreseve, pritet që sot pasdite kryesia të diskutojë emrat e kandidatëve, ndërsa të hënën në mëngjes, lista do të jetë gati për të shkuar në KQZ. Nga burimet shumë të rezervuara nga PS-ja per Gazeta Shqiptare, deri tani ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano nuk është në listat e kandidatëve për deputetë. Madje, mësohet se nuk ka pasur ndonjë negociatë me të për këtë çështje. Shumë emra të rinj janë përfshirë në listat që janë hartuar sipas qarqeve, ashtu siç edhe e kërkon sistemi i ri proporcional rajonal. Rama prezantoi dje edhe ekspertët që punuan për hartimin e programit dhe që do të jenë gjithashtu pjesë e ekipit të deputetëve të rinj. Një pjesë e mirë e tyre mendohet të jenë në pjesën fituese. Gazeta Shqiptare ben te ditur se përveç Arben Malajt, Andis Harasanit apo Besnik Bares, në ekipin e emrave të afruar pranë PS-së janë afruar ish-guvernatori Shkëlqim Cani, Rudina Seseri, Eglantina Gjermeni, Shega Ligori, Bizena Bijo, nënsekretarët Ervin Bushati, Ilir Beqja e Ledi Shamku, Rezear Kola, Silva Bimo, Alma Shazi e Anxhela Xhindolli. Burimet bëjnë të ditur se nga deputetët që janë aktualisht pjesë e grupit parlamentar të PS-së nuk kanë marrë konfirmimin për të konkurruar Elmaz Sherifi, Flamur Hoxha, ndërkohë që disa emra vijojnë të jenë me pikëpyetje.  Listat pritet të ngjallin diskutime, por në bazë të vendimit të Asamblesë Kombëtare, është kryesia ajo që ka të gjithë kompetencat të vendosë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›