E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente, 1 vdekur 2 te plagosur

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme, njëri në autostradën Tiranë- Durrës, ku fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz. Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në Gjirokastër ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur. 

GJIROKASTER/ TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional Tepelenë - Ballsh, në dalje të Memaliajt. Dalja nga rruga e një makinë ka shkaktuar 1 te vdekur dhe 2 të plagosur, nga të cilët njeri në gjendje të rëndë. Viktima quhet Aleksander Mihasi, 25 vjeç, ndërsa dy plagosurit janë Resul Dervishi dhe Elton Sinani, mosha 24 vjeç. Sipas forcave të policisë në vendngjarje, shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e të djelës në autostradën Tiranë- Durrës, në zonën e Maminasit. Një parakalim i gabuar ka çuar në përplasjen e dy automjeteve. Njëri tip Audi me targa të Shkodrës, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ndërsa automjeti tjetër i dëmtuar ishte me targa italiane. Forcat e policisë bëjnë të ditur se përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›