E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD-së për Tiranën

Demokratët e Tiranës janë thirrur të votojnë të hënën për të zgjedhur kreun e PD të kësaj dege. Kryesia duhet të përzgjedhë 2 kandidatura, kur dihet që pas largimit të Mustafait, kanë mbetur 3, Bumçi, Pernaska, dhe Paloka. 

TIRANE- Demokratët e Tiranës do të zgjedhin këtë të hënë kryetarin e tyre në një konferencë e cila do të nisë punimet në mesditë. Por vetëm pak orë para konferencës së PD-së ende nuk dihet në lista e kandidatëve do të ketë ose jo ndryshime, duke pasur parasysh se Besnik Mustafai ka dhënë dorëheqjen dhe ku sipas statutit parashikohet se kryesia e madhe e Partisë Demokratike të p-ërcaktojë vetëm dy kandidatura. Në garë deri tani kanë mbetur ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, deputeti Edi Paloka dhe deputetja Lajla Pernaska.

Kryesia që mësohet se do të zhvillohet të hënën paradite do të përzgjedhë vetëm dy kandidatura që do ta vazhdojnë këtë garë dhe në një kohë ku kryeministri dhe kryetari i PArtisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur simpatinë për ish anëtarin e Kop Aldo Bumçi, pritet të gjendet se kush do të jetë rivali i tij. Po kështu Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë të hënën në mbrëmje për të ndarë përfundimisht se më kë do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit. Ende nuk ka një listë të qartë të 140 kandidatëve përveçzërave se të paktën kryeministri Berisha do të garojë në kryeqytet. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›