E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhjet nuk prishen se humb Rama

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në përurimin e rrugës Vreshtas- Podgorie, në rrethin e Pogradecit. Berisha i bëri thirrje Ramës se zgjedhjet nuk do të quheshin asnjëhere jashtë standarteve vetëm se në to do humbë Rama 

POGRADEC-Kryeministri Berisha i dejton një apel për zgjedhjet kundërshtarit politik Edi Rama që nga Pogradeci. Në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”, Kryeministri Berisha mori pjesë dje në përurimin e rrugës Vreshtas- Podgorie, që lidh dy fshatrat e komunës Gorishtas në rrethin e Pogradecit dhe më pas zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone; njoftoi sot zyra e shtypit pranë qeverisë. Duke akuzuar opozitën se nuk di cfarë kërkon me kërkesat e saj të paarsyeshme, Berisha u shpreh se nuk zgjedhjet nuk do të deklarohen të prishura, vetëm se humbi Rama.
”Çfarë kërkon opozita? Opozita vërtet mund të mos rrisë pagat dhe pensionet, por a ka opozitë në botë që ti kërkojë qeverisë që të mos rrisë pagat edhe pensionet? Çdo opozitë i kërkon qeverisë që ti dyfishojë ato, dhe jo të mos i rrisë. Opozita shqiptare proteston dhe bën thirrje të mos rrisim pagat dhe pensionet. Opozita shqiptare kërkon dhe bërtet të mos aplikojmë në BE. Opozita shqiptare u kërkonte kancelarive evropiane që të mos votonin për Shqipërinë në NATO, se do të prisheshin zgjedhjet”. Në këtë kuadër ai i ka bërë me dije kryesocialistit Rama se “Zgjedhjet nuk prishen sepse do humbasësh Ti zotëri, ato nuk prishen se thyhen këmbët e karriges tënde”.
Berisha garantoi banorët se Shqipëria dot bëjë zgjedhjet më të mira dhe se e djathta do të vazhdojë mandatin e dytë drejt anëtarësimit në BE.
Kryeministri kërkoi votat e banorëve të kësaj zone pasi, siç u shpreh ai, "në këtë mandat ia dolëm që Shqipërinë ta ndryshojmë më shpejt se kurrë ndonjëherë".
Ai renditi si arritje në mandatin e parë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asoccimit dhe dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE, ndërtimin apo rindërtimin e mbi 5900 km rrugë, shtrirjen e internetit në çdo shkollë, dyfishimin e pagave të mësuesve, pensioneve në fshat, rritjen e atyre në qytet në masën 50 deri në 70 %.
“Jemi në në prag të liberalizmit të plotë të vizave”, theksoi Kreu i Qeverisë, duke cilësuar se në vitin e parë të mandatit të dytë do të lëvizim të lirë në mbarë Evropën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›