E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident vdesin burre e grua

Burrë e grua kanë mbetur të vdekur, ndërsa djali i tyre mbijetoi, si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Fier- Ballsh, në vendin e quajtur Visokë. Sipas policisë rrugore viktimat janë Ramadan e Anife Mina, përkatësisht 76 dhe 65 vjeç. I dëmtuari është djali i tyre, Vladimir Mina 45 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit me targa greke. Informacionet paraprake nga policia rrugore tregojnë se makina ka dalë nga rruga e për pasojë ka rënë në greminë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›