Diagnostikimi 6 mije raste ne vit me kancer

Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen rreth 6 mijë raste të reja me kancer. Ndryshimi i stilit të jetesës, ndotja dhe rritja e stresit i ka renditur tumorët ndër shkaktarët e dytë të vdekjeve pas sëmundjeve kardiovaskulare edhe në vendin tonë. Shifrat shqetësuese u bënë publike nga Shefi i Shërbimit Onkologjik në QSUT, Agim Sallaku gjatë diskutimit të strategjisë kombëtare për luftën kundër kancerit në Komisionin paralamentar të Shëndetësisë.
Sipas Shefit të Onkologjikut, Agim Sallaku për një planifikim të saktë të ecurisë apo investimeve është e nevojshme ngritja e menjëherëshme e një regjistri kombëtar për kancerin. Për trajtimin e kësaj semundje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë pritet dhe instalimi i dy aparatuarave të teknologjisë së lartë, siç janë akserelatorët linear për trajtimin me rreze të tumoreve, duke goditur vetëm qelizat e sëmura të trupit vendosja e njerës prej të cilave është çështje ditësh.