E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mandati Rama ben zhurme. PS-se nuk i cenohet e drejta

Bashkëpunimi shumë planësh mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte kryefjala e kryeministri, Sali berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kjo vëmendje erdhi për shkak të vizitës që shefi i qeverisë zhvilloi në Turiq, ku në takimet e shumta me drejtuesit e lartë të këtij vendi, diskutoi mbi çështje të rëndësishme për vendin. Në fjalën e tij përpara ligjvënësve demokratë, Kryeministri Nuk mund të mos ndalej dhe në debatin e lindur së fundmi mbi mandatin e PS-së, pas dorëheqjes së  Rudina Seserit. Në vlerësimin e kryeministrit Berisha lidershipi socialist po bën zhurmë për të marrë disa vota më shumë.

Berisha: Në Turqi mbi 6 milion shqiptarë

 një çështje mjaft e veçantë të cilës, kreu i qeverisë i kushtoi jo pak rëndësi ishte pikërisht prezenca e shqiptarëve në shtetin turk. Sipas tij, janë mbi 6 milion shqiptarë në Turqi.

Meqenëse disa patriotë pa atdhe se pse kam folur për lidhje gjaku. U them këtyre zotërinjve që shesin injorancën çdo ditë se cila është origjina e fiseve turke dhe ilire është qartësisht e njohur dhe cilit grup u përkasin fiset ilire dhe turke. Këto janë në njohuritë elementare të shkollave e tektsteve të të gjitha nivele. Por të mendosh se vetëm gjaku i fiset është lidhja e vetme e gjakut është qeshrake. Janë mbi 6 milion shqioptarë në Turqi. Me miliona martesa. Është pasioni i turqve për të marrë shqiptare.  Çfarë të themi ne se këta nuk kanë gjak shqiptari? Jo janë lidhje gjaku të fuqishme”, vuri në dukje kryeministri Berisha.

Ndërkohë duke iu referuar pikërisht vizitës në Turqi dhe takimeve me zyrtarë të lartë të këtij shteti, kreu i ekzekutivit bëri me dije se “mora garanci nga qeveria Erdogan se Turqia do të mbështesë plotësisht projektet që mundësojnë kalimin e gazit nëpër Shqipëri. Duhet të theksoj se kjo mbështetje ka qenë konstante gjatë gjithë këtyre viteve, por kjo mbështetje është sot më e fuqishme se kurrë”.

Gjithashtu, sipas tij, në vendin tonë do të ketë investime në turizëm nga biznesi turk, siç kanë investuar dhe në fushat tjera në Shqipëri.

Berisha: Mazhoranca s’mund të marrë një mandat që s’i takon

“I siguroj socialistët që nuk mund të ketë asnjë lloj tendence që ne të pengojmë mandatin e asnjë force politike”. Kjo ishte deklarata e Kryeministri berisha lidhur me debatin mbi mandatin e PS-së. Në vlerësimin e tij, çdo kush duhet dhe e ka të qartë se mazhoranca nuk mund të marrë një mandat që nuk i takon.

“Si qendron e vërteta. E vërteta është kjo: më 13 i pari 2012, KQZ i ka dhënë mandatin e zonjës Seseri, Gjon Bardhit. Zoti Bardhi, duke qenë deputet në listën e PS-së, pa paraqitur dorëheqjen nga kjo listë ka garuar dhe fituar për kryetar bashkie të Fushë-Krujës. Zoti Bardhi nuk kishte asnjë pengesë mbi tokë për të bërë atë që bëri ministri Basha që dorëzoi mandatin dhe garoi për kryetar bashkie, Xhaferri dhe Kollozi gjithashtu. Zoti Bardhi nuk kishte pengesë t'i bënte me shkrim KQZ-së ku t'i thoshte: Unë po garoj për kryetar bashkie. Të bësh akuza dhe kërcënime absurde nuk fiton kapital politik dhe nuk mund të mashtrosh njeri”, u shpreh Kryeministri.  

Gjithashtu, kreu i qeverisë hodhi poshtë të gjitha pretendimet e socialistëve mbi një çështje të tillë.

“Me 13 janar KQZ votoi mandatin e zotit Bardhi. I cili paraqiti dorëqeqjen, por tani është me dy mandate. Sërish shteti ligjor ka menamkizamt e tij, zoti Bardhi, vetë PS ose zoti Edi Rama që një e dy padit Kryeministrin për interesa personale dhe tani për interesa të parisë, duhej t'i drejtioheshin gkyaktës. Ne kemi Gjykatë Apeli. Qëllimshëm lanë të digjen të gjitha afatet për t'iu drejtuar kolegjit, nëse ishte bërë padrejtësi dhe kërkojnë të bëjnë gjykatës Këshillin e Mandateve, i cili nuk ka asnjë tagër tjetër veçse për t'iu drejtuar parlamentit me mendimin e tij. Kërkojnë të bëjnë kryegjykatëse Kryetaren  e Kuvendit, vetëm për akuza politike. Nuk është kjo mazhorancë që mund të pranojë t'i diktohen rregulla “sui generis”, siç i dikton ai në partinë  e tij. Kjo mazhorancë është e detyruar t'i respektojë ligjet e vendit”, nënvizoi Berisha, sa i takon çështjes në fjalë.  

Ndërkohë që në vijim të këtij qëndrimi, kreu i qeverisë deklaroi se “gjithë beteja është si t'i bashkojë aleatët me Bamirin dhe i la pa mend. I ka mbajtë deri tani me premtim-mashtrime, tani u thotë shkoni tek Bamiri”. Madje, duke iu referuar zhvillimeve të brendshme të PS-së, kryeministri Berisha e cilësoi Blushin si Mefistofelin e kësaj partie. Bazuar pikërisht në deklaratat e tij të fundit, Berisha ironizoi vlerësimet e Blushit për qëllimin e LMN-së, ku si mision të saj ajo u finalizua me përjashtimin e deputetit, Kastriot Islami.  

“I del dhe Mefistofeli i PS që thotë se LMN e mbushi qëllimin e vet. Çfarë, mendimi ndryshe i PS ishte përjashtimi i Kastriot Islamit?!”, nënvizoi Berisha. 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›