Zbardhet trafiku i pistoletave drejt Greqise

Gjermanja tentoi te kalonte armet e te dashurit shqiptar ne kembe ne piken kufitare te Qafe Botes
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda me kerkese te organit te akuzes i caktoi masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve kater te arrestuarve te 5 dhjetorit 2010 tentativen e trafikut te armeve drejt Greqise nepermjet gjermanes Akili Buratzi.
Gjyqtarja Liljana Baku me kerkese te prokurorit Gentian Trenova vendosi qe te arrestuarit Akili Buratzi Sokol Lepuri Sefer Lleshi e Altin Kaca te mbesin ne qeli ndersa u vendos lirimi i shtetasit Elidon Kerpi nen masen e sigurise detyrim per paraqitje.
Ky vendim sipas togave te zeza erdhi pas arrestimit te gjermanes Buratzi ne piken e kufitare te Qafe Botes ne Sarande ndersa tentonte kalimin e 4 pistoletave qe i mbante ne trup. Gjermanja Akili Buratzi e nga Lajpcigu i Gjermanise qe jeton ne Parga te Greqise ishte njohur tre muaj me pare me Sokol Lepurin emigrantin shqiptar.
Pak dite para arrestimit te dy ata kishin hyre ne territorin shqiptar dhe gjate kesaj kohe i arrestuari Lepuri kishte kontaktuar me dy miqte e tij Sefer Lleshin dhe Altin Kacen- thuhet ne vendimin e mases se sigurise.
I arrestuari Lepuri ka kerkuar nga dy shoket e tij Lleshi dhe Kaca qe ti siguronin 4 pistoleta Ekol pasi do fitonte 200 euro per cope. Ata siguruan pistoletat dhe ia dorezuan ne hotel Lepurit qe qendronte me te dashuren e tij gjermane nen prezencen e shtetasit Elidon Kerpi i liruar. Sapo mori pistoletat Lepuri i kerkoi te dashures se tij te nisej per ne Greqi ne qytetin e Korinthit.
Atje do kontaktonte nje shqiptar me pseudonimin Doni qe do merrte pistoletat. Gjermanja me 5 dhjetor u nis nga Saranda me autobus te linjes deri ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes nga ku u nis per te kaluar kufirin ne kembe. Ne piken e kontrollit policia kerkoi te kryente kontroll fizik ndaj gjermanes Buratzi. Ajo fillimisht kundershtoi kontrollin por me pas iu bind bluve.
Gjate kontrollit asaj iu gjeten e sekuestruan te lidhura me nje rrip ne trup kater pistoleta te Ekol qe po tentonte ti kalonte ne Greqi. Menjehere ajo u arrestua edhe nga intervistimi i saj tregoi personat e perfshire ne trafik. Me pas policia i arrestoi ata ndersa pas hetimit paraprak te kryer dosja iu delegua Prokurorise per Krime te Renda per trafik armes ne bashkepunim.