Sekuestrohet prona e Aldo Bares ne Lagunen e Karavastase

LUSHNJ/ Nje grup me specialiste te Permbarimit dhe eksperte te Krimeve te Renda kane mberritur ne Laguna duke i vene kycin nje magazine ne pronesi te kreut te Bandes se Lushnjes
Gjate mesdites se te henes ka nisur aksioni i sekuestrimit te pronave te Aldo Bares. Jane disa prona ne Lagunen e Karavastase qe dje jane vizituar prej organeve kompetente qe merren me te tilla veprime. Pikerisht mesditen e se henes nje ekip i Ministrise se Financave ka zbritur ne Lushnje.
Ne perberje te ekipit te sekuestros kane qene edhe specialiste te Zyres se Permbarimit ne Lushnje si dhe eksperte te Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane dhe ne Lushnje.
Grupi pas nje ndalimi qe ka bere ne organin e akuzes se Lushnjes i eshte drejtuar Lagunes se Karavastase e cila u privatizua pas 90-s dhe hapi konflikte te shumta mes pretendenteve si pronare te saj.
Mesohet se pas mberritjes ne Lagune ekipi ka kryer bllokimin e prones se pare. Behet fjale per nje magazine me nje siperfaqe te madhe e cila renditet mes shume pronave qe regjistron Aldo Bare ne kete zone. Magazines e cila nuk ka qene ne funksion i eshte hequr dryni qe kishte dhe i eshte vendosur nje dry tjeter. Po ashtu objektit ne fjale i eshte vene edhe tabela treguese se eshte sekuestruar nga shteti.
Mesohet se gjate kryerjes se ketij aksioni nuk ka pasur qendrese nga pjesetare qe ndodheshin ne momentin qe zbriti ekipi dhe kreu veprimet ligjore. Policia e Lushnjes ka qene e sinjalizuar per veprimin ne fjale dhe ka marre te gjitha masat me qellim qe te mos regjistrohej asnje situate e pazakonte.
Burime te policise thone se kishin dyshime per nje gje te tille por nuk ndodhi asnje qendrese pasi postblloqet policore si dhe sherbimi i larte policor qe disa ore para zbarkimit te forcave te sekuestrimit ka parandaluar gjithcka.
Akti i sekuestros se pronave te Bares do te vijoje ne ditet ne vazhdim. Behet fjale per rezervatin si dhe nje pjese te pyllit qe administrohej nga Alfred Shkurti.
Kercenimi i Bares per Lagunen ne seancat gjyqesore
17 nentor
Nuk ka bir nene te ma marre Lagunen sa te jem une gjalle. Ia shk... nenen Sali Berishes e kushdo tjeter qe e prek ate prone.
Me keto fjale dhe te tjera i pandehuri Aldo Bare i akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes kercenoi e shfryu mllefin ne adrese te kryeministrit Sali Berisha menjehere sapo mbaroi deshmine njeri nga ish-pronaret e Lagunes se Karavastase i thirrur me cilesine e deshmitarit te akuzes.
24 nentor
Vete me cenuat per sjelljen time. Une jam sjelle si shqiptar ndaj kam ardhur ketu nuk jam as poliagjent si Berisha emrin ia shqipton me ze te ulet.
Nese do shikoni ne cdo seance parlamentare ky shtet me keta njerez ne mazhorance me ofendojne dhe me shajne dhe pse une nuk paskam kete te drejte tha Bare duke iu referuar debateve politike ku ministra te qeverise vazhdojne te mburren me arrestimin e te pandehurit. Ai person duke iu referuar kryeministrit me ka permendur emrin ne cdo seance parlamentare apo debate publike duke me kthyer ne nje shoeman.
Une jam kthyer ne nje shoeman per ti bere qejfin shtetit. Familja ime eshte degjeneruar nga keta politikane. Ne nuk kemi leke te blejme ilace per te mbajtur prinderit se kane kaluar ne depresion nga ky shtet. Kurse shteti mendon e shkon neper shopingje erotike per te mbajtur familjet e tyre e te afermit.