E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Jushit nje fundvit nen uje

Ndonese ka renie te nivelit te ujit dhe permiresim te situates nga 710 banesa te permbytura jane 100 te tilla qe kane akoma uje brenda ndersa ka dhe 150 te tjera te rrethuara nga uji. Pervec orendive e pajisjeve brenda shtepive jane demtuar biznese bageti dhe ushqimi per to.


Sipas kryetarit te komunes Bushat Zef Hila jane tre komplekse rritjeje te derrit lopeve dhe vicave qe jane te regjistruara dhe jane permbytur pa folur per biznese te vogla qe nuk kane qene te regjistruara. Po keshtu jane mbi 1000 krere bageti te ngordhura dhe nje numer i madh bagetish te paregjistruara pasi vetem lopet jane te matrikulluara.


shte demtuar plotesisht nje shkolle 9-vjecare stalla bagetish etj. Banoret e Malit te Jushit nuk jane kthyer te gjithe ne banesat e tyre pasi uji vazhdon te jete mbi 1 meter ne disa shtepi.


Atyre qe u jane lagur rrobat u jane dhene dhe dysheke e batanije. Ka familje qe jane kthyer te tjera jo se i kane shtepite plote me uje. Ka familje qe jetojne ne plastmase ne cadra bagetite jane ne mal rruget jane te bllokuara nje rrenim e shkaterrim i ketij populli te varfer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›