E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Aksidentet nga emigrantet dhe ngricat

Kreu i Policise Rrugore foli dje ne konference shtypi mbi shkaqet e rritjes se aksidenteve te diteve te fundit

TIRANE- Aksidentet e ndodhura ne akset e ndryshme te vendit gjate javeve te fundit periudhe e cila perkon edhe me mberritjen e emigranteve ne Shqiperi nga vendet e tyre te rezidences ka shtuar ne menyre te konsiderueshme numrin e te vdekurve ne vend.


Lidhur me kete situate Drejtori i Policise Rrugore ne Policine e Shtetit Vullnet Topalli tha dje ne nje deklarate shtypi se ne kete periudhe ka pasur nje rritje te ndjeshme te fluksit te levizjes se mjeteve ne te gjitha akset rrugore.


Sipas tij kjo ngarkese ka ardhur si rezultat i ardhjes se emigranteve per festat e fundvitit prane familjeve te tyre. Nderkaq sipas tij nisur edhe nga nga mundesite e perkeqesimit te situates se sigurise rrugore per shkak te reshjeve te shiut debores dhe akullit Policia ka nisur te kryeje kontrolle dhe patrullime ne akse te ndryshme te vendit nepermjet njesive rajonale te policie rrugore si dhe njesine e Task- Force me qellim rritjen e ndergjegjesimit te drejtuesve te mjeteve.


Pavaresisht numrit te larte te te vdekurve vetem gjate te dieles aksidentet e ndodhura krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar jane ne nivele me te uleta. Sipas Topallit ka pasur nje renie te konsiderueshme te rasteve te vdekjeve ne aksidente te ndryshme rrugore ne vend. Nderkaq Drejtori i Policise Rrugore gjate deklarate se tij per shtyp gjithashtu nxitoi te pohonte edhe faktin se te plagosurit rende nga aksidentet me pak nga viti i kaluar.


Policia e Shtetit nisur nga rritja e ndjeshme e fluksit te levizjes se mjeteve ne te gjitha akset rrugore si rezultat ardhjes se emigranteve per festat e fundvitit por dhe nga mundesite e perkeqesimit te situates se sigurise rrugore per shkak te reshjeve te shiut debores dhe akullit ka marre masa per perforcimin e sherbimeve te Policise Rrugore duke hartuar e zbatuar plane te perbashketa masash ndermjet sherbimeve te Policise Rrugore me strukturat e tjera te policise vendore dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.


Shtimi i prezences se sherbimeve policore ne akset rrugore eshte bere me qellim per te parandaluar ngjarjet e mundshme aksidentale si dhe per ti ardhur ne ndihme drejtuesve te automjeteve gjate levizjes se tyre ne akset ku paraqiten veshtiresi- tha Topalli gjate deklarates se tij. Kreu i rrugoreve iu kerkoi drejtuesve te mjeteve normat e shpejtesise perdorimi i rripit te sigurimit respektimi i tabelave e shenjave rrugore mosperdorimi i pijeve alkoolike pajisja e automjeteve me zinxhire ne rastet kur eshte i nevojshem perdorimi i tyre.



Ne krahasim me vitin e kaluar
19.3 per qind ose 28 raste me pak eshte reduktuar numri i aksidenteve rrugore me
44 per qind ose 19 persona me pak eshte reduktuar i te vrareve ne rruge
56 per qind ose 20 persona me pak eshte reduktuar numri i te plagosuve rende

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›