Dukatasit Nuk do te lejojme parkun eolik
Protesta/ Rreth 500 banore jane ngritur serish duke kerkuar pronat e tyre ne Gadishullin e Karaburunit
Banoret e Dukatit u rikthehen protestave ndersa deklarojne se nuk do te terhiqen deri ne marrjen e tokave te tyre. Ky ka qene edhe mesazhi i dhene prej rreth 500 banoreve diten e djeshme te cilet u mblodhen ne qender te Orikumit. Ne kete proteste moren pjese edhe banore te Tragjasit Radhimes e Orikumit.
Ne kete proteste foltorja u improvizua ne nje kamion ndersa ne mungese te energjise elektrike u mor nje gjenerator. Edviol Kulluri nje nga organizatoret u shpreh se protestat do te vijojne deri ne marrjen e certifikatave te pronesise.
Ai tha se nuk do te lejohej ngritja e parkut eolik nese nuk merrej me pare miratimi i banoreve te Dukatit. Ata kane kerkuar gjithashtu percaktimin e kufijve gjeografike kthimin e pronave me dokumente heqjen e postbllokut te Pashalimanit kthimin e tokes nga toke ne perdorim ne toke ne pronesi. Vec protestave banoret kane kercenuar edhe bojkotim te shkollave.
Kulluri tha se i ishte derguar shkrese si kryeministrit edhe institucioneve te tjera ndersa ne Kuvendin e Dukatit eshte miratuar edhe mosmarrja pjese ne zgjedhjet lokale. Ne 20 vjet te gjitha qeverite kane ndjekur te njejten politike tha organizatori ndersa vijoi se gjate gjithe kesaj periudhe jane mashtruar nga politikanet.
Qytetari duhet te punoje per shtetin por dhe shteti duhet te beje gjithcka per qytetarin e tij tha nje nga banoret teksa deklaroi se ky shtet u ka zene frymen teksa vijoi se ne si banore i themi z.Sali Berisha se po u zemerua krahina e Dukatit u zemerua Shqiperia dhe ai i di pasojat qe mund te kete. Ne nuk jemi ketu per te treguar se kush jemi por kemi ardhur per hallet dhe kerkesat tona.
Pas takimit banoret me banderola ne duar i jane drejtuar bulevardit te qytezes se Orikumit ku kane marshuar dhe kane hedhur parullat Djemte per Dukatin Dukati per Djemte. Me pas banoret jane shperndare. Ata protestojne per tokat ne nje siperfaqe prej 260 km katror qe nga Kepi i Gjuzes ne Karaburun dhe deri ne qafen e Llogorase.