E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në rrugët ne veri, nuk ka viktima

Ngricat kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në veri të vendit. Në rrethet Pukë dhe Kukës janë shënuar disa aksidente, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima.

Një furgon pasagjerësh për pak sa nuk përfundoi në humnerë, pasi është përplasur me një veturë me targa të huaja në rrugën e vështirë që lidh Kukësin me pjesën tjetër të vendit.

Ndërkohë, në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë, një veturë me traga Tirane, ka dalë nga rruga duke rrezikuar të binte në humnerë. Policia e Qarkullimit Rrugor ka asistuar në të gjitha ngjarjet aksidentale që janë regjistruar në rrugët e rretheve veriore.

Nderkaq, situata në zonat e thella malore të Qarkut të Shkodrës, Malesise se Madhe, Pukes e Kukesit, vazhdon të mbetet problematike. Reshjet e dendura te debores në zonat e thella malore, kane sjelle izolimin e zonave të ndryshme, vështirësi në lëvizje dhe ndërprerje të theksuar të energjisë elektrike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›